• Ankesa

Vizita e Delegacionit të Université de Poitiers në Universitetin e Shkodrës

Universiteti i Shkodrës pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të lartë nga Université de Poitiers , në kuadër të forcimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe zgjerimit të mundësive akademike dhe kërkimore .

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse nga Zv. Rektorja e Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Blerta Dragusha dhe Drejtori i Departamentit të Kërkimeve Shkencore dhe Ndërkombëtarizimit, Prof.As. Dr. Bresena Kopliku , të cilët theksuan rëndësinë e kësaj vizite për zhvillimin e marrëdhënieve institucionale.

Diskutimet Kryesore

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Mobiliteti

Në takimin me Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO), u diskutuan mundësitë për:

Programe të përbashkëta

Shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik

Aplikimet për fonde ndërkombëtare dhe grante

Takimi me Zv. Dekanët e Fakulteteve

Përfaqësuesit e Université de Poitiers dhe Universitetit të Shkodrës shkëmbyen ide mbi:

Zhvillimin e programeve të përbashkëta të doktoraturës

Mobilitetin akademik

Mundësitë për trajnime afatshkurtra për pedagogët dhe studentët

Diskutimi mbi Jetën Studentore dhe Mbështetjen për Karrierën

Gjatë takimit me Zyrën e Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës, u trajtuan çështjet e:

Integrimit të studentëve në tregun e punës

Mbështetjes për zhvillimin profesional

Organizimit të aktiviteteve studentore për të forcuar jetën akademike dhe sociale

Hapat e Ardhshëm

Takimi u përmbyll me diskutime mbi:

Nxitjen e partneriteteve akademike

Organizimin e programeve BIP (Blended Intensive Programs)

Zhvillimin e javëve të trajnimit për stafin administrativ dhe akademik

Krijimin e mundësive për diploma të përbashkëta

Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik .