Vijojnë takimet me departamentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku po diskutohet hapur dhe me transparencë për çështje të ndryshme akademike.
Sot rektori i Universitetit të Shkodrës u takua me pedagogët e Departamentit të Gjuhës, Departamentit të Letërsisë, si dhe anëtarët e Qendrës së Studimeve Albanologjike.