Vijojmë takimet me departamente të ndryshme të USH-së

Vijojmë takimet me departamente të ndryshme të USH-së, ku po diskutohen hapur, me koleget dhe kolegët e këtyre departamenteve, çështje të ndryshme akademike, si: përditësimin e silabuseve dhe literaturës bazë e të rekomanduar, rishikimin e programeve të studimit, në të dyja ciklet, ngarkesat mësimore, riprovimet, angazhimin në projekte, puna me studentët, avancimi dhe kualifikimi akademik i personelit të brendshëm, përmirësime të mundshme infrastrukturore e logjistike, etj..

Javën që vjen do të vijohet me takime të tjera.