• Ankesa

Vazhdon bashkëpunimi për lidershipin në arsim!

Në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Qendrës “Shkolla e Drejtorëve”, për zhvillimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Drejtues të Arsimit Parauniversitar.

Marrëveshja u firmos nga Rektori Gjuraj, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shkollës së Drejtorëve, znj. Jola Kepi.

Ky bashkëpunim, që zhvillohet për të katërtin vit radhazi, dëshmon angazhimin e përbashkët për forcimin e kapaciteteve të lidershipit në arsimin parauniversitar dhe përmirësimin e cilësisë në edukim.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbetet një partner i qëndrueshëm në ndërtimin e një arsimi më të fortë, më inovativ dhe më gjithëpërfshirës për të ardhmen e vendit.