Urdhri i Punonjësve Socialë të Shqipërisë

"Urdhri i Punonjësve Socialë të Shqipërisë”, në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizoi takimin informues të radhës për të kuptuar dhe biseduar mbi sfidat dhe vështirësitë që ndeshin punonjësit socialë në Qarkun Shkodër. Ky takim kishte si qëllim diskutimin, sidomos të praktikës së supervizuar për profesionistët dhe procesin e edukimit në vazhdim.

Biseda u ndal në zhvillime dhe praktika që UPS-ja ka ndërmarrë për të çuar më tej punën lidhur me lehtësimin e këtyre dy proceseve.

Gjithashtu, gjatë takimit, diskutimi mori formën e pyetje - përgjigjeve për raste specifike dhe vështirësi të ndeshura, deri në pajisjen me licensë.