Sezoni i dytë i “University Staff League” ka nisur, duke u shndërruar tashmë në një traditë të rëndësishme për komunitetin akademik dhe administrativ të universiteteve shqiptare. Ky kampionat bashkon stafet universitare në një garë sportive të frymëzuar nga pasioni për futbollin.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua denjësisht në këtë edicion nga ekipi i futbollit të Shoqatës Sportive të UNISHK, i përbërë nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ.
Në ndeshjen e parë, UNISHK triumfoi ndaj Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës me rezultatin 6-3!
Urime ekipit të UNISHK për këtë fitore të shkëlqyer! Suksese në vazhdim!