Rektori Gjuraj, bashkë me përfaqësues të fakulteteve të ndryshme, ka vijuar turin informues në gjimnazet e vendit, me ndalesat e radhës në qytetet e Milotit, Rubikut dhe Rrëshenit. I shoqëruar nga pedagoget Siditë Duraj dhe Ingrit Tirana, rektori zhvilloi takime të frytshme me maturantë, drejtues shkollash dhe aktorë lokalë të arsimit parauniversitar.
Gjatë këtyre vizitave, u prezantuan vizioni dhe oferta akademike e UNISHK, duke theksuar rolin e këtij institucioni si një qendër gjithëpërfshirëse arsimore për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Takimet në Milot, Rubik dhe Rrëshen rikonfirmuan përkushtimin e Universitetit të Shkodrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shkollat e mesme dhe për të qenë pranë çdo të riu që dëshiron të arsimohet. Në përmbyllje të vizitave, maturantëve iu bë thirrje që të konsiderojnë Universitetin e Shkodrës si zgjedhjen e parë për të ardhmen e tyre akademike.