• Ankesa

Universiteti i Shkodrës vijon takimet me gjimnazistët në Laç dhe Lezhë

UNISHK vijon fushatën sensibilizuese me maturantët në kuadër të promovimit të programeve të studimit dhe mundësive akademike që ofron universiteti ynë.

Këtë herë, ndalesat ishin në:

Gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” – Laç

Gjimnazin “Hydajet Lezha”

Gjimnazin “Kolin Gjoka” – Lezhë

Në këto takime morën pjesë:

Rektori Tonin Gjuraj

Arjeta Troshani – Fakulteti Ekonomik

Siditë Duraj – Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nxënësit u njohën nga afër me programet tona të studimit, mundësitë për praktika profesionale, mobilitetin ndërkombëtar dhe përgatitjen për tregun e punës.

“UNISHK është një derë e hapur për cilësinë dhe zhvillimin profesional,” – ishte mesazhi kryesor i takimeve.