Ditën e mërkurë, më 10.07.2024, Universiteti i Shkodrës u vizitua nga dy përfaqësuese të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Universitetit të Fuldës, Gjermani.
Julia-Sophie Rothmann dhe Maria Campuzano, koordinatore për Erasmus+, u mirëpritën nga Rektorja, Prof.Dr. Rajmonda Këçira dhe drejtoresha e Kërkimit Shkencor, Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Projekteve, Aurora Dibra.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave në fushën e ndërkombëtarizimit, mbështetjes për studentët dhe nxitjes së aktiviteteve dhe mobiliteteve të përbashkëta.
Në takim u prezantuan aktivitetet e universitetit tonë dhe Universitetit të Fuldës, si dhe mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE-ja, kryesisht nxitjen e mobiliteteve të studentëve në kuadër të Erasmus+.