• Ankesa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vijon të zgjerojë urat e bashkëpunimit akademik në rajon dhe më gjerë.

Sot në ambientet e Rektoratit u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Maqedonia e Veriut, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e përbashkët akademik, shkencor dhe kulturor.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Universiteti “Nënë Tereza”:

• Prof. Dr. Bekim Fetaji – Rektor

• Assoc. Prof. Dr. Fati Iseni – Zv. Rektor për Edukim

• Assoc. Prof. Dr. Diturije Ismaili – Zv. Rektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili theksoi rëndësinë që kanë këto partneritete për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Ky bashkëpunim hap rrugën për shkëmbime studentore dhe akademike, projekte të përbashkëta kërkimore, konferenca shkencore, si dhe aktivitete kulturore që synojnë afrimin e mëtejshëm të dy universiteteve dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit të lartë.