• Ankesa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” – pjesë e pandarë e jetës kulturore-artistike në rajon

Në kuadër të aktivitetit tradicional “Garat e recituesve të rinj 2025”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua denjësisht si pjesë e jurisë vlerësuese dhe e organizimit artistik të ngjarjes.

Në përbërje të jurisë ishin:

Isida Hoxha, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Shoqërore,

Rozafa Shpuza, përfaqësuese e administratës së Universitetit të Shkodrës,

Astrit Fani, aktor i Teatrit “Migjeni”.

Ndërkohë, Ismet Kallaba, pedagog në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ishte ndër organizatorët kryesorë të aktivitetit, duke kontribuar në mbarëvajtjen e garës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Moderatorja e mbrëmjes, Dafina Teliqi, ish-studente e Universitetit të Shkodrës, dëshmoi edhe njëherë lidhjen e fortë që ky institucion ruan me jetën kulturore të trojeve shqiptare jashtë kufijve.

Ky aktivitet, i organizuar nga Fondacioni “Studenti”, bashkoi nxënës e mësimdhënës nga shkollat shqipe të Ulqinit, Tivarit, Tuzit, Gucisë, Plavës e Rozhajës, në një garë të pasur me emocione, art dhe dashuri për gjuhën shqipe.

Pjesëmarrja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në këtë veprimtari dëshmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për mbështetjen e talenteve të reja dhe përhapjen e vlerave kulturore në mbarë hapësirën shqiptare.