Ditën e mërkurë, më 5 qershor 2024, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Filippide. Ky bashkëpunim do të realizohet veçanërisht në zbatimin dhe zhvillimin e aftësive psiko-motore të personave me autizëm.
Delegacioni, i kryesuar nga presidenti i Shoqatës Filippide, Prof.Nicola Pintus, u mirëprit nga Rektorja, Prof.Dr. Rajmonda Këçira dhe Dr. Gjulio Zefi, përgjegjës i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Të pranishmit në këtë takim theksuan rëndësinë e një kulture gjithëpërfshirëse për promovimin e sportit për individët e konsideruar vulnerabël dhe me aftësi ndryshe.