Universiteti i Shkodrës mori pjesë në Samitin Pranveror E³UDRES² që u zhvillua nga 17 deri më 21 Mars, organizuar nga Saxion University of Applied Sciences në Enschede, Hollandë.
Samiti Pranveror E³UDRES² është një ngjarje e veçantë që mbledh së bashku staf akademik, staf administrativ, kërkues shkencorë, aktorë rajonalë dhe të ftuar të nderuar nga komuniteti E³UDRES². Ky samit, me fokus kryesor në teknologjinë e avancuar për Rajonet, shërben si një platformë për bashkëpunim, inovacion dhe krijimin e lidhjeve të qëndrueshme midis rajoneve tona.
Pjesëmarrja e Universitetit të Shkodrës në këtë event, synon të inkurajojë bashkëpunimin me partnerë nderkombëtarë, te nxisë ekselencën në arsim dhe kërkim, të inkurajojë bashkëpunimin ndërdisiplinor, të promovojë zgjidhje dixhitale të avancuara për zhvillimin rajonal, si dhe në krijimin e një rrjeti bashkëpunues, ku shkëmbejmë njohuri dhe mbështetje.