• Ankesa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në mbështetje të Tetorit Rozë

Në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, përmes Departamenteve të Lëndëve Klinike dhe Paraklinike, në bashkëpunim me shoqatën Authochtonus, zhvilloi sot një leksion të hapur sensibilizues me tematikë:

“Ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit”.

Lektore: Prof. As. Dr. Zamira Shabani dhe Dr. Ana Xhuveli.

Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë, infermierë, stomatologë, farmacistë, studentë dhe qytetarë të interesuar, të cilët ndanë ide dhe informacione të vlefshme mbi rëndësinë e kontrollit të hershëm, kujdesit shëndetësor dhe jetesës me dashuri ndaj vetes.

Universiteti i Shkodrës vijon të tregojë përkushtim ndaj çështjeve të shëndetit publik dhe edukimit shëndetësor, duke promovuar vazhdimisht fushata sensibilizuese në shërbim të komunitetit.