Në datat 3–4 Nëntor 2025, UNISHK mirëpriti takimin e 5-të transnacional të projektit CRED4TEACH – “Mikrokredenciale të bazuara në MOOC për zhvillimin profesional të mësuesve.”
Në aktivitet morën pjesë partnerë nga Gjermania, Portugalia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për inovacionin në arsim dhe nënvizoi se këto arritje pasqyrojnë frymën bashkëpunuese dhe angazhimin e përbashkët për inovacion, përfshirje dhe cilësi në arsim.
Ndërsa Prof. as. Dr. Eranda Bilali theksoi karakterin strategjik të projektit në kuadër të zhvillimit institucional të UNISHK.
Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e pilotimit të mikro-kredencialeve dhe u dakordësuan hapat e radhës drejt fazës finale të projektit.
Dr. Albana Hadri prezantoi arritjet kryesore të grupit të punës në lidhje me mikro-kredencialin institucional “Edukimi për gjithëpërfshirjen në klasë si themel i suksesit.”
Një moment i rëndësishëm ishte vendimi zyrtar nga ASCAP për njohjen e krediteve të mikro-kredencialit institucional, që garanton qëndrueshmërinë e kurseve MOOC.
U zhvilluan gjithashtu dy workshop-e produktive, ku partnerët ndërkombëtarë hartuan plan-veprimin për fazat e ardhshme të projektit.
Nën kujdesin e organizatorëve dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, pjesëmarrësit vizituan Shtëpinë–Muze “Oso Kuka” dhe Muzeun e Memories dhe Kujtesës.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndaj cilësisë, inovacionit dhe transformimit digjital në formimin e mësuesve.
