• Ankesa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ishte pjesë e takimit rajonal TCA “Western Balkan in the Focus: Promoting and Deepening Cooperations in the Erasmus+ Programme”, zhvilluar më 13–15 tetor në Malin e Zi.

Aktiviteti bashkoi përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe të programit Erasmus+ nga Ballkani Perëndimor dhe vende të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Poloninë dhe Çekinë, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.

Përmes prezantimeve tematike, punëtorive praktike dhe sesioneve të diskutimit, pjesëmarrësit trajtuan sfidat aktuale, praktikat e mira dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Pjesëmarrja e UNISHK në këtë takim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj ndërkombëtarizimit, rritjes së cilësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe evropianë.