Më datë 23 shkurt 2024, Universiteti i Shkodrës i akordoi Çmimin e Karrierës Prof. As. Dr. Valentina Ndout, një ish-studentes së suksesshme të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, në fjalën e hapjes, e përgëzoi dhe e uroi znj. Valentina Ndou për karrierën e suksesshme dhe bashkëpunimin me USH-në në projekte të ndryshme.
Në këtë takim përshëndetën dhe uruan dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Blerta Dragusha, si dhe miq e bashkëpunëtorë të prof. Valentinës, e cila pas marrjes së Çmimit të Karrierës, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e saj për Universitetin e Shkodrës.