• Ankesa

Universiteti i Shkodrës dhe AADF Zgjerojnë Projektin CleanScore

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kanë vendosur të zgjasin afatin e marrëveshjes për projektin CleanScore me dy vite të tjera. Ky projekt, nën koordinimin e z. Hysmir Idrizi, synon të përmirësojë transparencën në vlerësimin e studentëve dhe cilësinë akademike përmes përkthimit të teksteve akademike.

Zgjatja e kësaj marrëveshjeje thellon më tej bashkëpunimin mes Universitetit dhe AADF, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor dhe duke rritur standardet akademike në nivel institucional. Përmes CleanScore, pritet një përmirësim i dukshëm në matjen e njohurive dhe aftësive të studentëve, duke vendosur një model të ri të transparencës dhe inovacionit në arsimin e lartë në Shqipëri.