• Ankesa

UNISHK & UET – Dy ekipe, një qëllim: Projekte dhe Ndërkombëtarizim!

Në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një takim i frytshëm mes ekipeve të UNISHK dhe Universitetit Europian të Tiranës, me fokus të përbashkët: rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të Erasmus+.

U diskutuan mundësitë e aplikimeve të reja që sapo janë hapur, mënyrat për të motivuar Zyrën e Projekteve drejt më shumë aplikimeve cilësore, si dhe rëndësia e ekipeve të përfshira për të garantuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri.

U trajtua edhe ideja e përfshirjes së ekspertëve të jashtëm, bazat ligjore për honoraret dhe format e bashkëpunimit që mund të sjellin vlerë të shtuar.

Të dy ekipet do të vijojnë intensifikimin e kontakteve, me synimin e qartë për të sjellë projekte cilësore dhe bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen.