Në rrugëtimin drejt universitetit – UNISHK gjithmonë pranë maturantëve!
Sot, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi takime me nxënësit e gjimnazit “Sherif Hoxha” në Koplik dhe “Dode Kaçaj” në Bajzë.
Gjatë këtyre vizitave informuese, u shpërndanë broshura me informacion të detajuar mbi programet e studimit që ofron UNISHK, si dhe u theksua rëndësia e mundësive që ofrohen për zhvillim personal, profesional dhe akademik.
Shpresojmë që Universiteti i Shkodrës të jetë zgjedhja e parë e shumë maturantëve të këtyre gjimnazeve, duke ofruar mundësi për një të ardhme të suksesshme dhe zhvillim të karrierës!
Diskutimi me të rinjtë solli ide, pyetje dhe vizione të qarta për rrugën që ata duan të ndjekin – dhe UNISHK është gjithmonë pranë tyre në këtë rrugëtim!