Në edicionin e 24-t të Çmimit “Pjetër Gaci”, Universiteti i Shkodrës u përfaqësua denjësisht nga pedagogët e Arteve, maestro Gjon Shllaku dhe maestro Markelian Kapidani.
Një duartrokitje e veçantë për studentin e FSHE, Mesi Jetmir, i cili drejtoi me pasion grupin e talentuar të perkusionit të QKF “Kujtim Alija”, që përshëndeti me performancë finale konkursin ndërkombëtar të interpretuesve të rinj të muzikës klasike.
Arti, pasioni dhe përkushtimi bëhen një në skenën e Teatrit “Migjeni”.