Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u bë pjesë e një atmosfere të jashtëzakonshme letrare që nisi dje, më 5 qershor, në oborrin e Katedrales së qytetit.
Panairi “LIBRI TË BAN TË LIRË” bashkoi rreth 20 botues nga Shqipëria dhe Kosova për tri ditë me radhë, duke ofruar:
prezantime librash
takime me autorë
përkthyes të njohur
lexime publike
UNISHK mbështet fuqimisht kulturën, fjalën e shkruar dhe lidhjen e gjeneratave përmes librit!
05–07 qershor 2025
Oborri i Katedrales së Shkodrës
Çdo mbrëmje në ora 18:30