Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të pajiset me një laborator të ri inovativ, falë financimit të projektit “Fab-Lab i Universitetit për ekonominë qarkulluese dhe teknologjitë digjitale të avancuara”, mbështetur nga thirrja PIKSH e AKKSHI-së.
Projekti drejtohet nga Dekania e FE-së, Elidiana Bashi, dhe synon përdorimin e teknologjive digjitale të avancuara për të transformuar materiale të riciklueshme (si letra) në produkte të reja me vlerë të shtuar.
Gjatë takimit të sotëm u diskutuan detajet për një zbatim të suksesshëm dhe cilësor të projektit, si dhe u përcaktuan hapat dhe veprimtaritë në vijim.
Urime dhe suksese Prof. Elidanës dhe ekipit të saj nga Fakulteti Ekonomik për këtë hap të rëndësishëm drejt inovacionit dhe qëndrueshmërisë!