• Ankesa

UNISHK në Workshop-in Ndërkombëtar për Bashkëpunim Akademik në Itali

UNISHK në Workshop-in Ndërkombëtar për Bashkëpunim Akademik në Itali

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mori pjesë në një workshop ndërkombëtar të organizuar nga University of Salento, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik mes universiteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Italisë.

Delegacioni i UNISHK përbëhej nga:

Prof. Dr. Blerta Dragusha

Prof. As. Dr. Eliana Laçej

Prof. Dr. Mimoza Priku

Prof. As. Dr. Bresena Kopliku

Dr. Kleida Heta

Dr. Elvisa Drishti

Aktiviteti u zhvillua nën drejtimin e Prof. Valentina Ndou, në bashkëpunim me strukturat drejtuese të universitetit.

UNISHK u përfaqësua nga Zëvendësrektorja për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Blerta Dragusha, e cila prezantoi prioritetet strategjike të universitetit në fushën e ndërkombëtarizimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta.

Gjatë takimeve me drejtues të universitetit pritës, u diskutuan:

• iniciativat e përbashkëta kërkimore

• projektet e aplikuara në sektorë me interes të përbashkët

• ndërtimi i partneriteteve të qëndrueshme në nivel rajonal dhe evropian

Në kuadër të vizitës, delegacioni zhvilloi edhe një takim institucional me Kryetarin e Bashkisë së Brindisi, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi mes institucioneve akademike dhe autoriteteve lokale.

Gjithashtu, pedagogët e Universitetit të Shkodrës zhvilluan takime në departamentet përkatëse me të cilat bashkëpunojnë. Në Departamentin e Ekonomisë të Unisalento, ata u takuan me Prof. Michele Giurano dhe Prof. Alessandro Peluso, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit drejt programeve me diploma të përbashkëta në fushën e Ekonomisë.

Ndërkohë, në kuadër të vizitës akademike, u zhvilluan takime në Departamentin e Shkencave Humane të University of Salento, të shoqëruara nga albanologia Monica Genesin.

Diskutimet u përqendruan në vijimësinë e bashkëpunimeve akademike dhe shkencore ndërinstitucionale.

Një moment i veçantë ishte vizita në muzeun historiko-arkeologjik të fakultetit – një nga nëntë muzetë e universitetit – i ndërtuar mbi bazën e kërkimit shkencor të pedagogëve të këtij departamenti.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e dimensionit ndërkombëtar të UNISHK, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe duke konsoliduar marrëdhëniet ekzistuese me partnerë akademikë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.