Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, OSBE në Shqipëri organizoi një trajnim mbi dhunën me bazë gjinore, ku Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua denjësisht nga studentët Gjergj Shegaj dhe Valentina Bregu.
Trajnimi u realizua nga zyrtarja ligjore e OSBE në Tiranë dhe përmbyllja u nderua me dorëzimin e certifikatave nga Shkëlqesia e tij Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Michel Tarran, dhe Shkëlqesia e saj Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, znj. Ruth Huber.
Gjatë trajnimit, të rinjtë nga rrethe të ndryshme patën mundësinë të diskutojnë mbi:
Vështirësitë e punësimit me bazë gjinore
Diskriminimin në shoqërinë shqiptare
Ide dhe platforma konkrete për të luftuar këtë fenomen në komunitetet tona
Përfaqësuesit tanë dhe të gjithë pjesëmarrësit dhanë një kontribut të vlefshëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe barazisë gjinore.