Në Forumin e 10-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor & Konferencën e Rrjetit Ndërkombëtar ULYSSEUS, që po zhvillohet më 7–8 prill 2025, në Universitetin e Malit të Zi, po diskutohen tema me rëndësi të veçantë për arsimin e lartë në rajon dhe më gjerë.
Në fokus është rëndësia e sigurimit të cilësisë në nivel kombëtar dhe evropian, grada evropiane dhe roli i universiteteve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e përtej, si dhe aktivitetet e grupeve të punës, sfidat dhe përfitimet që sjellin aleancat evropiane.
Gjithashtu, po zhvillohen diskutime mbi bashkëpunimin midis universiteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës së Aleancave të Universiteteve Evropiane, duke theksuar praktikat e mira, sfidat dhe duke njohur kontekstet e ndryshme dhe kapacitetet qeverisëse të institucioneve bashkëpunuese.
Një mundësi e shkëlqyer për të ndarë me kolegë e kolegë rektorë të rajonit dhe përfaqësues të BE-së ide, propozime dhe iniciativa që lidhen me:
• sigurimin e cilësisë
• akreditimet institucionale dhe të programeve të studimit
• vlerësimet dhe akreditimet ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë shqiptare.
Takimet me:
• Drejtorin e EQAR – European Quality Assurance Register, z. Aleksandar Šušnjar
• Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit të Rektorëve, Prof. Dr. Ivan Svetlik – Universiteti i Ljubljanës
• Presidenten e Forumit, Prof. Dr. Snježana Prijic-Samaržija, rektore e Universitetit të Rijekës
ishin momente të volitshme për të ndarë me ta nevojën për bashkëpunime akademike, si dhe asistencë konkrete për ndërkombëtarizimin e praktikave dhe njësive që merren me sigurimin e cilësisë në UNISHK.