• Ankesa

UNISHK nderon kampionin botëror dhe pedagogun Nelson Hysa!

Rektori Gjuraj, priti sot në një takim vlerësues pedagogun dhe boksierin Nelson Hysa, pas triumfit të tij të jashtëzakonshëm në eventin ndërkombëtar Fury Fight Club 5, ku fitoi dy tituj botërorë – WBO Kampion i Globit dhe WBA World Champion GOLD.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, rektori dhe kolegët e përgëzuan Hysën për suksesin e arritur dhe shembullin frymëzues që jep për studentët, duke theksuar se ky është një “emocion i dyfishtë” – njerëzor dhe akademik.

“Si pjesë e stafit tonë pedagogjik, Nelson Hysa e nderon Shkodrën dhe UNISHK-un. Kjo arritje rrit vlerën e institucionit dhe zë një vend të veçantë në historinë e tij.” – u shpreh Rektori Gjuraj.

Në takim morën pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Halluni Bilali, si dhe kolegët pedagogë Benjamin Nako dhe Xhulio Zefi.

Me përkushtim e pasion, Nelson Hysa mishëron bashkimin mes sportit dhe arsimit, duke u bërë model frymëzimi për studentët dhe të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat.