Bruksel – Gjatë një vizite disa-ditore në Belgjikë, Zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Paulina Guli Hoti, zhvilloi një sërë takimesh me autoritete akademike të Université Libre de Bruxelles (ULB) dhe institucione të tjera kërkimore , me synimin për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar .
Në qendër të takimeve ishin bisedimet me:
Prof. Anne Weyembergh, Zv. Rektore për Marrëdhëniet me Jashtë në ULB
Dekanin e Fakultetit të Psikologjisë, Shkencave të Edukimit dhe Logopedisë
Zv. Dekanët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Kriminologjisë
Drejtuesen e Institutit të Studimeve Evropiane
Përfaqësues të Universitetit Katolik të Louvain (UCL)
Leksion i hapur për studentët belgë mbi shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe rrugën drejt BE u prit me interes të madh, duke hapur diskutime mbi perspektivat e integrimit evropian.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ajo dha gjithashtu një intervistë në Radio Panik , ku prezantoi Universitetin e Shkodrës dhe programet e tij, me fokus të veçantë në mundësitë për diasporën shqiptare në Belgjikë .
Ky bashkëpunim forcon rrjetëzimin akademik të UNISHK në nivel ndërkombëtar dhe sjell mundësi të reja për studentët dhe stafin pedagogjik . Me iniciativa konkrete në zhvillim, pritet që projektet e përbashkëta të sjellin ndikim të rëndësishëm në të ardhmen!