Në kuadër të angazhimit për fuqizimin e rolit të UNISHK në jetën sociale të qytetit, Rektori Gjuraj mirëpriti përfaqësueset e Shoqatës “Gruaja tek Gruaja” Shkodër 🤝, znj. Trendelina Boriçi dhe znj. Atila Uligaj. Gjatë takimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ✍️ dhe u diskutua mbi mundësitë e përbashkëta me Departamentin e Psikologjisë dhe Punëve Sociale 🎓. Kjo marrëveshje synon të mbështesë komunitetin duke zhvilluar seminare, trajnime dhe aktivitete që promovojnë fuqizimin e gruas dhe familjes në qarkun Shkodër dhe më gjerë