U zhvillua mbledhja e parë e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në fjalën e hapjes bëri një panoramë të përgjithshme të objektivave dhe sfidave që do të ndërmarrë Universiteti i Shkodrës gjatë këtij viti akademik.
Në këtë mbledhje u bë konstituimi i Senatit Akademik të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit 2024.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Prof. Dr. Blerta Dragusha u zgjodh Zëvendës Rektore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndërsa Prof. As. Dr. Fatbardha Osmanaga rikonfirmohet Sekretare e Senatit Akademik.
U urojmë punë të mbarë dhe suksese të gjithë të sapozgjedhurve në detyrë!