Bibliotekat promovojnë vlerat e fondeve të tyre, por edhe pasurohen me fonde të librave të rinj e me literaturë kontemporane.
I tillë ka qënë botimi që u promovua dje me dt 08.05.2023, në bibliotekën universitare, me titull
“Jeta misterioze e bimëve”,
me autor Pjerin Preka, Doktor i Shkencave të Teknologjisë Agrare.
Mediat italiane të përtej Adriatikut, e cilësojnë si ” kërkuesin shkencor, studiuesin i cili po promovon kufij të rinj për bujqësinë ".
Me një eksperiencë pune mbi 46 vjeçare, Doktor i Shkencave Agronomike Pjerin Preka, është i njohur në intutucionet e kërkimit shkencor në: Itali, Spanjë, Greqi, Austri etj.
Nga viti 2005, merret edhe me përmirësimin gjenetik të bimës së shegës në mënyrë të veçantë me krijimin e varieteteve të reja, punë e cila kurorëzohet me krijimin e nënshartesës së parë dhe të vetme në botë për shegën me emrin PJERED ONE në të cilën rezulton bashkautor i patentës.
Autori Preka, për më shumë se një orë, shtjelloi për të pranishmit, për studentët dhe të apasionuarit e shkencave biologjike, teoritë moderne shkencore që studiojnë strukturat misterioze të universit, të bimëve, bimët janë inteligjente si dhe njerëzit, e shumë pyetje të tjera.