U përmbyll me sukses java e parë e praktikës në terren në jug të vendit, me studentët e programeve Bachelor në Biologji-Kimi dhe Master Shkencor në Biologji Mjedisore. Ishte një javë intensive dhe mjaft frytdhënëse për eksplorimin e florës dhe faunës në disa nga habitatet më të bukura dhe të larmishme të Shqipërisë.
Gjatë kësaj jave u vizituan zona si Divjaka, Vlora, përgjatë lumit të Vjosës, Liqeni i Viroit në Gjirokastër, Llogara, Riviera shqiptare, Saranda, Berati dhe Çorovoda përgjatë lumit të Osumit.
Studentët patën mundësinë të zbatonin njohuritë teorike në praktikë, të identifikonin specie dhe të vëzhgonin ekosisteme të ndryshme nga afër.
Një përvojë e pasur me dije, punë në grup dhe dashuri për natyrën!
Faleminderit të gjithëve për përkushtimin!