• Ankesa

U mbyll me sukses Konferenca Ndërkombëtare

U mbyll me sukses Konferenca Ndërkombëtare “Platform Work in South East Europe – Intersectionality, Feminist Futures, and the Gold Economy”, e organizuar nga COST Action P-WILL në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë punimeve, u trajtuan tema thelbësore si:

Sfida gjinore në punën me platforma

Modelet alternative dhe të qëndrueshme të platformave

Ekonomia e artë dhe ndikimi i saj në rajon

E ardhmja e punës përmes një qasjeje feministe dhe ndërdisiplinore

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, referuesve dhe organizatorëve që kontribuuan në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike dhe shoqërore!