Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në cilësinë e anëtarit të këtij Këshilli.
Gjatë mbledhjes u prezantua draft Plani i Veprimit i Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030, u raportua për ecurinë e akteve nënligjore të Ligjit Nr. 109/2024 “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në RSH”, si dhe për programin e ri të mbështetjes financiare për studimet e Doktoratës nga AKKSHI.
U zhvilluan gjithashtu diskutime mbi nxitjen e institucioneve të arsimit të lartë për përfshirjen në rankimet ndërkombëtare.
Në diskutimin e tij, Rektori Gjuraj theksoi nevojën për:
rishikimin sa më parë të Ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, mundësisht brenda vitit 2026;
nisjen e procesit të profilizimit rajonal të IAL-ve;
mbështetje më të madhe për studimet e doktoratës dhe lehtësira për bashkëudhëheqje;
thjeshtëzim procedurash për ndërkombëtarizimin.