Sot, më datë 22.11.2023, Departamenti i Romanistikes organizoi Tryezën e rrumbullakët «Përvoja dhe bashkëpunime të sukseshme» me pjesëmarrjen e pedagogëve, studentëve, si dhe kolegëve nga departamentet e Turizmit, Gjeografisë, Historisë, Letërsisë, Zyrës së kurrikulave dhe Zyrës së projekteve.
Prof.asoc.dr. Eliana Laçej nënvizoi rëndësinë që ky departament i tregon bashkëpunimit me partnerë brenda dhe jashtë universitetit me qëllim zgjerimin e programeve të studimit dhe një punësim më të mirë të diplomuarve.
Prof.asoc.dr. Dhurata Hoxha dhe Dr.Aterda Lika sollën përvojën e projektit «Gjuhë të Huaja të Aplikuara për Turizmin», financuar nga Agjensia Universitare e Frankofonisë duke u ndalur në përfitimet si mënyrën e re të konceptimit të programeve me orientim profesional në gjuhë të huaja duke përfshirë edhe praktikën profesionae në nivelin bachelor, bazuar kjo në përvojën franceze; zhvillimin e një kulture të re bashkëpunimi me mjedisin profesional; shkëmbimin dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes departamenteve të USH-së për të hartuar programme të përbashkëta; partneritetet serioze dhe afatgjatë me aktore universitarë eurupianë si Universitetin Haute-Alsace, France dhe Agjensinë Universitare të Frankofonisë.
Studentët e programit të studimit «Gjuhë Frënge» treguan përshtypjet e tyre të praktikës profesionale realizuar në kuadër të projektit dhe të paguar nga AUF-së duke vlerësuar përvojën e fituar në njohjën e trashëgimisë kulturore të rajonit dhe përkthimin në gjuhën frënge të materialeve divuglative të disa muzeumeve.
Prof.asoc.dr.Angjelina Nënshati dhe prof.asoc.dr. Elinda Ramadani vlerësuan bashkëpunimin në projektin e përbashkët në fushën e përkthimit me kontributin e studentëve të gazetarisë dhe gjuhës frënge.
Takimi vijoi me diskutime të shumta mbi mundësitë e bashkëpunimeve ndërdepartamentale për të ofruar programme ndërdisplinore, përmirësimin e kurrikulave ekzistuese duke ofruar lëndë ndërdispilinore, hartimin e projekteve të përbashkëta etj.
Në përfundim, u theksua se me përvoja të tilla universiteti zgjeron misionin e tij duke kontribuar në zhvillimin rajonal dhe më gjërë, si dhe bëhet një vlerë e shtuar për njohjen e rajonit në arenën ndërkombëtare.