Më datë 31 janar 2024, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, priti në zyrën e saj rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Innsbruck Tirol të Austrisë, Mag. Walter Draxl, Prof. Waltraud Buchberger, dekane e Fakultetit të Infermierisë , si dhe Dr.Phil. Nertila Podgorica, Senior Researcher në Shkencat Infermierore dhe Shëndetit Publik pranë këtij universiteti.
Në këtë takim u diskutua rreth një projekti bashkëpunues, për ofrimin e një shkolle verore për praktikat infermierore, si dhe për bashkëpunime të tjera në kuadër të Mobiliteteve të Projekteve Erasmus +