Këshilli Studentor dhe Shoqata Sportive e UNKSHK-ut organizuan aktivitetin sportiv “Trofeu Luigj Gurakuqi”, në kuadër të Festave të Nëntorit.
Palestra e Universitetit ishte qendra e këtij eventi, ku studentët dhe sportdashësit u mblodhën për të festuar përmes garës, frymës së bashkëpunimit dhe entuziazmit të sportit.
Rektori Gjuraj vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre aktiviteteve, duke theksuar edhe planet ambicioze për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Gjatë vitit 2025, pritet të nisë funksionimi i Laboratorit të Testeve dhe Kërkimit Shkencor në Shkencat e Lëvizjes, një hap i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në Universitetin e Shkodrës.