Në këtë edicion jubilar, kënga “Ta Dish” u shpall fituese e Çmimit të Parë nën interpretimin e studentit të Arteve, Glerdit Turmetaj, me tekst dhe muzikë nga Leon Lekaj
Çmimin e dorëzoi sopranoja e madhe shqiptare Inva Mula, në një mbrëmje plot emocione, dritë dhe art!
Departamenti i Arteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit shënon kështu një tjetër arritje të bukur, duke dëshmuar se UNISHK është gjithnjë pjesë aktive e jetës kulturore e artistike të qytetit dhe një vatër e gjallë e talenteve të reja!
