U zhvillua dita e dyte e trajnimit me studentë të degëve Mësuesi nga katër fakultete të UNISHK-ut në lidhje me median dhe edukimi për median.
Në këtë trajnim lektorët ekspert të medias znj. Edlira Gjoni dhe z. Lutfi Dervishi përmes dy prezantimeve interesante dhe ushtimeve konkrete me përfshirjen e drejtpërdrejtë të studentëve, përcollën tek ata më shumë informacion në lidhje me median, përparësitë dhe problematikat aktuale të saj. Ky aktivitet vjen në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga projekti "Media dhe edukimi për median për mësuesit e ardhshëm" i cili po implementohet në 11 IAL Shqiptare nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë