• Ankesa

Trajnimi me VOSViewer dhe NVivo - 30 Prill 2025

Më datë 30 prill 2025, Zyra e Ekselencës, në bashkëpunim me SMART Innovation Center dhe Departamentin e Administrim Biznesit, organizoi një trajnim të specializuar mbi analizën bibliometrike dhe analizën e të dhënave cilësore duke përdorur mjetet VOSviewer dhe NVivo. Ky aktivitet u konceptua si pjesë e iniciativave strategjike për të forcuar kapacitetet kërkimore dhe pedagogjike të stafit akademik dhe për të integruar teknologjitë më bashkëkohore në procesin e prodhimit shkencor dhe mësimdhënies.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte t’u ofronte pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike për përdorimin e mjeteve digjitale në dy drejtime kryesore: (i) analiza bibliometrike përmes VOSviewer, për të kuptuar tendencat dhe strukturën intelektuale të një fushe kërkimi; dhe (ii) analiza e të dhënave cilësore përmes NVivo, për të koduar dhe strukturuar materialet e mbledhura në kërkime empirikë.

Pjesa e parë e trajnimit, e udhëhequr nga PhD (c) Gentjan Ulaj, u fokusua te VOSviewer si një mjet i avancuar për vizualizimin e rrjeteve kërkimore. Pjesëmarrësit mësuan si të ndërtonin harta të bashkë-ndodhjes së fjalëve kyçe, të analizonin rrjetet e bashkautorëve dhe të identifikonin burimet më me ndikim në një fushë të caktuar studimi. Përmes shembujve praktikë, u demonstruan teknikat për përpunimin e të dhënave nga burime si Scopus dhe Web of Science, për pastrimin e metadata-ve dhe për interpretimin e rezultateve vizuale në formë clustersh tematikë.

Pjesa e dytë, e udhëhequr nga Dr. Vehap Kola, solli një prezantim të plotë mbi përdorimin e NVivo për analizë cilësore. Trajneri demonstroi procesin e kodimit tematik të intervistave dhe dokumenteve tekstuale, krijimin e kategorive analitike, përdorimin e queries për analiza të avancuara dhe gjenerimin e raporteve të strukturuara për publikime shkencore. U theksua përdorimi i NVivo si mjet mbështetës për mentorimin e tezave të masterit dhe doktoratës, përpunimin e të dhënave nga fokus-grupet dhe analizën e dokumentacionit institucional.

Në fund të trajnimit, Noel Radovani, Specialist/Webmaster, ofroi mbështetje teknike individuale për instalimin dhe konfigurimin e softuerëve, duke ndihmuar pjesëmarrësit të optimizonin përdorimin e tyre për nevojat specifike të projekteve kërkimore.

Në trajnim morën pjesë pedagogë, studiues dhe studentë të cikleve të larta nga disa fakultete të universitetit. Ata u angazhuan aktivisht në diskutime mbi aplikimin e metodave të prezantuara, si në kontekstin e kërkimit akademik, ashtu edhe në zhvillimin e moduleve mësimore të bazuara në evidencë. U evidentua një interes i lartë për integrimin e analizave bibliometrike në fazat e hershme të projekteve shkencore për të identifikuar boshllëqet në literaturë, si dhe për përdorimin e NVivo-s në përpunimin e të dhënave të grumbulluara në terren.

Ky trajnim kontribuoi në rritjen e kompetencave kërkimore të pjesëmarrësve dhe në përmirësimin e aftësisë së tyre për të menaxhuar në mënyrë sistematike literaturën dhe të dhënat cilësore, duke vendosur themelet për publikime me impakt më të lartë dhe për aplikime më konkurruese në financime kërkimore.

Përgjegjëse,

Zyra e Ekselencës

Dr. Elvisa Drishti

Dokumente të rëndësishme: