Trajnimi me temë “RËNDËSIA E AFTËSISË SË PREZANTIMIT NË MËSIMDHËNIE/NXËNIE”

Laboratori i Trajnimeve të Edukimit të Vazhduar, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” realizoi trajnimin e radhës, me temë “RËNDËSIA E AFTËSISË SË PREZANTIMIT NË MËSIMDHËNIE/NXËNIE”. Mësuesit e arsimit parauniversitar të qarkut Shkodër patën mundësi të ishin pjesë e trajnimit të realizuar nga pedagogia Dr. Ilda Erkoçi.

Moduli trajtoi rëndësinë e aftësive të prezantimit të mësuesit dhe nxënësve në veprimtaritë mësimore, aspekte të fjalimeve bindëse, rolin e mësuesit në fitimin e aftësive prezantuese të nxënësve, moshën e përshtatshme të tyre për prezantime, etj., duke theksuar edhe pengesat si: simptomat dhe shkaqet e frikës nga të folurit publik.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisen me çertifikatat përkatëse.