Trajnimi mbi Ndihmën Juridike Falas në USH

Në ambjentet e Klinikës së Ligjit, u zhvillua trajnimi i parë me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët do të angazhohen në aktivitete të mëtejshme të KL në USH.

Trajneria, Prof.as.dr. Entela Baci (Hoxhaj) trajtoi temën “Ndihma ligjore falas për grupet në nevojë sipas legjislacionit shqiptar”, ku përmes trajtimit teorik dhe rasteve praktike studentët pjesëmarrës u njohën me:

- Ligjin Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”

- Llojet e ndihmës juridike falas: parësore dhe dytësore

- Subjektet përfituese si ato me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategori të veçanta të grupeve vulnerabël

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit që po zbatohet nga Departamenti i së Drejtës Publike dhe Klinika e Ligjit në USH titulluar “Përmirësimi i zbatimit të legjislacionit për ndihmën juridike falas, përmes angazhimit të stafit dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë”, mbështetur financiarisht nga fondet e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".