Trajnimi i Studentëve të Universiteteve të Shqipërisë për zhvillimin e klubeve të debatit

Më 1 dhe 2 dhjetor u zhvillua Trajnimi i Studentëve të Universiteteve të Shqipërisë për zhvillimin e kubeve të debatit.

Universiteti ynë u perfaqesua nga studentet: Eriseldi Vrina dhe Françeska Kometa.

Ky trajnim përfshiu formatin e debatit parlamentar. Studentët u trajnuan për çfarë përfshin një debat parlamentar. Trajnimi ishte sipas formatit britanik. Mes të tjerash, studentët mësuan se në këtë format ekziston një kryeministër dhe anëtarë mbështetës për skuadrën “Qeveri”, si dhe një lider opozite dhe anëtarë mbështetës për skuadrën “Opozitë”, si dhe rolet që secili ka gjatë debatit, por edhe që ka një gjykatë/juri e cila gjykon në mënyrë individuale. Pjesë shumë e rëndësishme në këtë trajnim ishin edhe “Soft Skills” të cilat janë shumë të vlefshme për klubet e dabteve dhe kanë rëndësi të madhe kur debatuesi komunikom me publikun dhe gjykatësit. Faleminderit Junior Achievement!

Faleminderit zyra Këshillimit në Karriere & Almuni dhe Këshilli Studentor UNISHK!