Me 24-25 janar 2024 u zhvillua trajnimi i mësuesve të arsimit parauniversitar me teme "Aftësitë bazë për qytetari aktive", i ofruar nga Laboratori i Trajnimeve të Edukimit të Vazhduar (LTEV), pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Përmes diskutimeve në sallë dhe projekteve të përgatitura nga vetë mësuesit, pjesëmarrësit u njohën, vlerësuan dhe ndanë eksperienca lidhur me praktikat e formimit të nxënësve me tiparet e një qytetari të përgjegjshëm dhe aktiv për të ardhmen.
Në fund të trajnimit u ndanë edhe certifikatat përkatëse.