Më 19-20 dhjetor 2023, përfundoi trajnimi i mësuesve me temë “Mësimdhënia e të nxënit e bazuar në projekte”, me fokus te metodat edukative alternative ndaj atyre tradicionale, siç janë projektet.
Përmes diskutimeve, njohjes me përvojat e suksesshme në këtë aspekt, si dhe detyrave të realizuara nga mësuesit pjesëmarrës, u arrit përvetësimi i mënyrës se si funksionojnë projektet e mësimdhënies, rëndësia e vlerësimit dhe e vjeljes së mendimeve, duke mundësuar përfshirjen e gjithanshme të nxënësve dhe studentëve, si dhe u propozuan modele të ndryshme aplikimi.