Trajnimi i grupit të punës në kuadër të projektit Cred4Teach

Në datat 05,06 dhe 07 shkurt 2024, programi i trajnimit të projektit Cred4Teach mblodhi së bashku në Lisbonë përfaqësues nga 15 institucione nga shtatë vende partnere në këtë projekt. Përfaqësues të Universitetit të Shkodrës morën pjesë në trajnimin me titull "Zhvillimi i mësuesve në Ukrainë, Mal të Zi dhe Shqipëri: konceptimi dhe akreditimi i mikro-kredencialeve", organizuar nga Universidade Aberta i Portugalisë. Pjesëmarrësit u pritën në një takim të veçantë nga rektorja e këtij Universiteti Carla Padrel Oliveira, si dhe profesorë të këtij universiteti. Në ditët në vijim fokusi i takimit ishte rritja e kapacitetit të stafit mësimdhënës dhe administrativ nga institucionet partnere të projektit CRED4TEACH në Shqipëri, Mal të Zi dhe Ukrainë, për të hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar mikro-kredencialet e bazuara në MOOC për mësuesit.

Secili partner prezantoi kornizën kombëtare të sigurimit të cilësisë duke përfshirë rregulloret kombëtare përkatëse për sigurimin, njohjen dhe vlerësimin e mikro-kredencialeve si dhe sfidat e tyre për zhvillimin profesional të mësuesve brenda vendit përkatës. Në fund të takimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatat e trajnimit.

 

#universidadeabertadeportugal #cred4teach #mikrokredencialet #ErasmusPlus #erasmus

https://www.facebook.com/cred4teach

https://www.instagram.com/cred4teach/