Trajnimi dyditor “Metodat e Kërkimit Social për Profesionistët e Shërbimeve Sociale” përfundoi me sukses më 24 dhe 25 tetor 2024 në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Prof. As. Dr. Visar Dizdari dhe Dr. Elona Hasmujaj udhëhoqën seancat, duke ndarë njohuri dhe qasje praktike për kërkimin shkencor me punonjësit socialë dhe psikologët e Bashkisë Shkodër. Ky trajnim, i akredituar me 4 kredite nga ASCK, ishte pjesë e programit “Askush të mos mbetet pas” (LNB2), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatuar nga katër agjenci të OKB-së në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
Pjesëmarrësit e vlerësuan këtë aktivitet si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e tyre profesional në fushën e shërbimeve sociale.