Sot, më 09.01.2024 filluan trajnimet për “Ndihmën e parë” për të gjithë studentët që do të realizojnë praktikën profesionale në Bosnje-Hercegovinë, si punë vullentare, në kuadër të marrëveshjes që kemi me Organizatën Malteser Albania.
Ishin studentë të dy programeve të studimit: Infermieri dhe Infermieri-Mami të tre viteve, por kryesisht studentë të vitit të tretë, të cilët do të jenë lider të grupit, ndërsa studentët e viteve të dyta dhe të para do të marrin eksperiencë, me qëllim që vitin tjeter të jenë ata lider të grupit.
Trajnuesi i studentëve ishte specialisti i ndihmës së parë, Gregorio Barberi.
Puna vullnetate e studentëve do të realizohet gjatë muajve prill- maj 2024.