Në vijimësi të trainimeve gjatë punës në kuadër të projektit REACH (Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Heritage) financuar nga Programi i Komunitetit Europian Erasmus+, u zhvilluan disa ditë trajnimi për anëtarët e grupit të punës së projektit REACH nga të gjitha Universitetet shqiptare në Universitetin e Urbinos, Itali, nga data 8-11 Nëntor 2022. Trainimi u fokusua në transmetimin e metodikave të punës në laboratoret e restaurimit, si dhe në përdorimin e instrumenteve diagnositike për restaurimin e konservimin e veprave të artit. Gjithashtu në një ditë pune studimore në Monte San Pietrangeli, më 10 Nëntor, u nda një përvojë e punës së restauratorit në vendin ku ndodhet vepra, pa e zhvendosur atë, e përfshirjes së komunitetit dhe autoriteteve lokale në procesin e ruajtjes dhe të restaurimit. Keshtu projekti synoi të ndajë me partnerët shqiptarë përvojën e restaurimit të tablosë Madonna col Bambino, Santi e Apostoli (Shekulli XVI) dhe idenë e krijimit të një laboratori të hapur për komunitetin.
Më 11 nëntor nga Prof. Baratin prezantoi sesionin mbi trajnimin për Konservim dhe Restaurim në kontekste ndërkombëtare duke prezantuar përvojën e ISBAS, shkollat e restaurimit në Tunizi, projektin TEMPUS INFOBC, shkollën e restaurimit në USEK (një institucion privat jofitimprurës në Liban). Gjithashtu u ekspozua Bashkëpunimi me Galerinë Kombëtare të Rajonit Marche dhe puna kërkimore-restauruese e kryer për veprat e piktorit të Rilindjes Giovanni Santi.
Po në këtë ditë, Dr. Aurora Dibra dha edhe një intervistë në lidhje me përvojën e fituar gjatë vizitës në Universitetin e Urbinos, Uni BO.
Me shumë inters ishte edhe prezantimi i përvojës praktike: restaurimi i një telajo nga Mattia Preti (artist barok italian), i Portikut të Kishës San Francesco në Urbino dhe puna restauruese për lidhjen hekur-karbon dhe bakër-zink në instrumente shkencore me interes historik.