Trajnime për stafin akademik dhe administrativ në kuadër të projektit VALEU-X
Në vijimësi të projektit VALEU-X (Virtual Albanian European Universities Exchange) financuar nga Programi i Komunitetit Europian Erasmus+, u zhvilluan trajnime nga partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë projekt. Stafi akademik dhe ai administrativ pati mundësi të ndjekë në tre ditë të ndryshme këto trajnime:
1. Trajnimi i parë (27tetor 2022) u realizuar nga Mattis Altmann dhe Samuel Reeb, pjesë e Universitetit Teknik të Dresdenit (TUD) që është njëkohësisht edhe universiteti lider i këtij projekti ndërkombëtar. Në fokus të këtij trajnimi ishin konceptet e të mësuarit virtual dhe kolaborativ, platformat e mësimit online, modelet e organizimit të moduleve virtuale duke nisur që me projektimin e platformës digjitale e deri në finalizimin e tij me metodat dhe teknikat e mësimit virtual. Një tjetër problematikë e diskutuar ishte edhe mundësitë e aplikimit të mobilitetit virtual në një kushtet e një shoqërie digjitale. Për pjesëmarësit disa platforma apo teknika ishin pak apo aspakt të njohura. Ata patën mundësi të plotësonin dijen e tyre në drejtim të të mësuarit virtual dhe kolaborativ dhe metodave që e realizojnë këtë lloj të mësuari.
2. Trajnimi i dytë
Trajnimi i dytë (2 nëntor 2022)realizuar nga u realizuar nga specialistët e Shkollës Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Biznes (ISSBS, Slloveni). Dr. Nada Trunk Širca, Mag. Anica Novak dhe Dr. Aleš Trunk prekën fillimisht një nga çështjet kryesore të arsimit të lartë në Shqipëri, akreditimit institucional dhe akreditimit të programeve të studimit. Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë, standardet dhe udhëzimet e sigurimit të cilësisë në vendet europiane u bënë pjesë e këtyre diskutimeve. Pjesa e dytë e trajnimit kishte të bënte me kërkimin shkencor, udhëzimet për botimet ndërkombëtare të indeksuara sidomos në Scopus. Trajnuesit i orientuan të pranishmit mbi rrugën e hapat që duhet të ndjekin që një punim shkenco të pranohet në revista të njohura. Pjesë e avancimit akademik janë edhe konferencat ndërkombëtare. Trajnuesit i orientuan pjesëmarrësit me konferencat ndërkombëtare të formatit hibrid (me pjesëmarrje në vend dhe online), të cilat bëjnë të mundur pjesëmarrjen e studiueve të rinj me më pak shpenzime.
3. Trajnimi i tretë (3 nëntor 2022) u realizua nga Raniero Chelli pjesë e Unionit të Universiteteve Mesdhetare (UNIMED, Romë)
Fokusi i trajnimit ishte njohja e stafit akademik dhe atij administrativ të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me programet e Komunitetit Europian si mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizim në vend. Trajnimi u strukturua në dy shtylla kryesore: programet Horizon Europe dhe Programet Erasmus+. Prof. Chelli u prezantua nga perspektiva e Shqipërisë si një anëtare e asociuar e BE-së. Pjesëmarrësit u njohën me thirrjet e ndryshme për projekt-propozime në të cilat Universiteti i Shkodrës mund të aplikojë, politikat e ndryshme që mund të adresojë ose bashkëpunimet e institucioneve specifike.
Të gjitha trajnimet u zhvilluan në godinën e Fakultetit të Shkencave Shoqërore ku është ngritur edhe Laboratori Virtual me ndihmën e këtij projekti.
Në secili prej trajnimeve pjesëmarrësit kishin mundësi të bënin pyetje e të diskutonin për problematikat e parashtruara nga trajnuesit.